Dhimbje të forta në gjoks, Tevezi përfundon në spital
24 prill 2024
| 13:30
Ish-sulmuesi i Juventusit, Carlos Teves, tashmë trajner i Independiente de Avellaneda, ka përfunduar në spitalin e Buenos Aires gjatë natës pas problemeve shëndetësore.
Mediat e huaja shkruajnë se shkak u bë një dhimbje në gjoks të cilën Tevez e kishte përjetuar edhe në tetor të vitit të shkuar kur ishte rrëzuar përtokë për shkak të gjendjes që kishte kaluar.
Mbrëmjen e së martës, ish-sulmuesi argjentinas kërkoi ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në një klinikë në Buenos Aires ku qëndroi gjatë natës. Testet mjekësore nuk kanë treguar për asgjë serioze deri më tani ndërsa ish-futbollisti do të qëndrojë në spital për kontrolle të tjera të përgjithshme.