Dhjetë ditë më parë u bë baba, vdiq nga koronavirusi
28 mars 2020
| 11:44
Një burrë i ri i shëndetshëm, i cili u bë baba për herë të dytë vetëm 10 ditë më parë, vdiq pasi tregoi simptoma të koronavirusit.
Ajo që filloi si kollë u bë shpejt dhembje dhe më pas djersitje. Ai vdiq të enjten pasi e kaloi natën duke qëndruar ulur me djalin e mitur Morgan, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Sot nëna me zemër të thyer tha se ai nuk kishte arritur as t’i përqafonte anëtarët e familjes në pikëllimin e tyre sepse ata po vëzhgonin distancimin shoqëror.
Tani është thënë se ajo duhet të izolohet me fëmijët e saj, Dylan Elias-Davies, katër vjeç dhe Morgan të porsalindur, për dy javët e ardhshme.
Ata nuk kishin qenë në gjendje ta shihnin trupin e Thomasit pasi ai vdiq.