Dhjetë foshnje ndërrojnë jetë si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë
09 janar 2021
| 16:58
Dhjetë foshnje kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një spital të Indisë, ndërsa anëtarët e stafit nxituan të evakuonin repartin në orët e para të së shtunës.
SipasBBC, shtatë foshnje të tjera u shpëtuan nga flakët para se zjarrfikësit të arrinin në Spitalin e Qarkut Bhandara në shtetin perëndimor të Maharshatra.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryeminstri i Indisë, Narendra Modi, i cili e përshkroi incidentin si një “tragjedi shqetësuese”.
Një hetim ka nisur për sa i përket kësaj çështjeje, ndërsa nuk dihet ende se cili ishte shkaku i zjarrit.
Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga shpërthimet e vazhdueshme brenda repartit.