Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane
19 shtator 2021
| 17:23
Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Zvicrës. Marku të shtunën shënoi 10 gola nga 11 tentime në fitoren 32:26 të Kreuzlingenit ndaj Herzogenbuchsee. Në tri ndeshje në elitën e Zvicrës, Marku i ka shënuar 23 gola.
Kreuzlingeni renditet i treti me 4 pikë. Në kategorinë e dytë daneze, Njoma Zogaj me skuadrën Aalborg fitoi 35:22 ndaj Hadstenit. Zogaj kontribuoi me një gol. Në kategorinë e dytë zvicerane u paraqitën Mendoline Fetaj ( 2 gola), Dafina Mustafa e Venera Kafexholli.