Dhjetë komuna përfitojnë më shumë se gjysmë milioni euro nga MPL-ja

27 gusht 2020 | 16:53

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiç, ka nënshkruar sot marrëveshjet e mirëkuptimit me kryetarët e dhjetë komunave, atë të Graçanicës, Gjilanit, Istogut, Leposaviqit,Vitisë, Zveçanit, Zubin Potokut, Pejës, Mitrovicës së Veriut dhe Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit për medie të kësaj ministrie, komunat që përfituan pas dorëzimit të projekt-propozimeve dhe verifikimit nga ana e komisionit, në ftesën e hapur nga ministria, plotësuan të gjitha kriteret dhe kanë fituar të drejtën për grant.

Zëvendëskryeministri Rakiq ka deklaruar se kjo është vetëm njëra nga një seri thirrjesh së Ministrisë së tij që synon krijimin e qeverisjeve më të mira lokale.

“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të vazhdojë që në periudhën e ardhshme të sigurojë mbështetje dhe ndihmë maksimale për të gjitha komunat, duke përmirësuar infrastrukturën për të cilën janë dhënë mjete”, ka deklaruar ai.

Vlera totale e ndarë nga buxheti i MPL-së për investime kapitale është 573 347.00 euro, me mundësi të bashkëfinancimit nga ana e komunave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka thënë se Lionel…