Dhjetë më të votuarit e AAK-së në Deçan
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë bindshëm e para edhe në këto zgjedhje në Komunën e Deçanit.
Kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj ka qenë bindshëm më i votuari me 6.554 vota, kurse ka siguruar ish-shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj është i dyti më i votuari te AAK-së me 4.559 vota.
Befasi e zgjedhjeve në Deçan është numri i votave që ka siguruar Hajdar Sutaj. 2.843 vota ka marrë Sutaj në qytetin e tij.
Time Kadriaj në Deçan vazhdon të jetë e populluar si dikur Tymoshenko në Ukrainë. Kadriaj është bindshëm femra më e votuar në Deçan me 2.364 vota.
Shkumbin Demaliaj ka marrë 2.344 vota duke lënë mbrapa ish-kryetarin e Deçanit, Rasim Selmanaj me 2.153 vota dhe ministrin në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj me 2.070 vota. Arbër Tolaj ka marrë 1.972 vota, ndërsa Erblina Tahiraj ka siguruar 1.237 vota.