
Dhjetë më të votuarit e Vetëvendosjes në Viti
Procesi i numërimit të votave për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit po shkon drejt fundit.
Në bazë të rezultateve të numrimit të votave në Viti nga Lëvizja Vetëvendosje me vota prinë lideri i tyre Albin Kurti, i cili ka marrë gjithsej 8121 vota. Pas Kurtit renditet Glauk Konjufca me 5828 vota.
Pas Konjufcës ndër më të votuarit në këtë komunë, është Arsim Ademi me gjithsej 5041 vota.
Numër të madh të votave në Viti ka marrë dhe kandidati për deputet Nijazi Isaku me gjithsej 4344 vota.
Në top dhjetëshen e VV-së gjendet dhe Imri Demelzi me 3876 vota, pasuar nga Mirlinda Tishukaj-Sadiku me 3810.
Edhe Hekuran Murati gjenden në listën e më të votuarve në Viti, pasi që ka arritur t’i merrte gjithsej 2003 vota. E pas Muratit renditet Faton Peci me 1868 vota, Albulena Haxhiu me 1732 vota dhe Avni Dehari me 1529.