Dhjetë pacientë do të lirohen nga Klinika Infektive, Krasniqi bën thirrje për respektimin e masave

29 prill 2020 | 15:13

Infektologu Valbon Krasniqi, ka konfirmuar se dhjetë pacientë të shëruar me koronavirus do të lirohen nga Klinika Infektive në QKUK.

Ai për “Ekonomia Online” ka sqaruar se këto dy ditë gjendja në Klinikën Infektive është duke shkuar drejt përmirësimit, ngase sipas tij numri i shëruarve është më i madh se i atyre të infektuarve.

Pavarësisht kësaj, ai ka bërë thirrje që të vazhdohet të respektohen rekomandimet e institucioneve deri në kalimin e pandemisë.

Bazuar në raportin e Klinikës Infektive të ditës së sotme, në klinikë janë të shtrirë 36 pacientë me Covid-19.

28 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth gjysma e të gjithë punëtorëve në botë janë në…