Dhjetë persona me aftësi të kufizuara kandidatë për zgjedhjet e 17 tetorit
Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, ka treguar se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në garë për kuvende komunale janë dhjetë persona me aftësi të kufizuara.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se është rritur numri i kandidatëve me aftësi të kufizuara nëpër subjekte politike.
“10 persona me aftësi të kufizuara në Kosovë, kandidatë në Zgjedhje për Kuvende Komunale 2021! Si asnjëherë më parë, këtë vit është rritur numri i kandidatëve me aftësi të kufizuara nëpër subjekte të ndryshme, që synojnë një përfaqësim të denjë nëpër Kuvendet Komunale të Kosovës, të cilët tani kanë nevojë për mbështetje. Zëri i tyre rreth të drejtave dhe përmirësimit të situatës së personave me aftësi të kufizuara në vend, është më se i domosdoshme të ngritet dhe të dëgjohet. Suksese për të gjithë!”, ka shkruar Maliqi.