Dhjetë persona me aftësi të kufizuara, pjesë e trajnimit për rrobaqepësi
Handikos-i në bashkëpunim me The Balkan Forum në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur zbatimin e projektit që ka për qëllim mbrojtjen e ambientit në Kosovë, përmes promovimit të përdorimit të çantave të ripërdorshme, zvogëlimit të përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimëshe dhe mbeturinave plastike, me ç’rast në qendrën tonë janë duke u trajnuar dhjetë persona me aftësi të kufizuara.
Pas përfundimit të trajnimit, këtyre dhjetë pjesëmarrësve do t’ju ofrohet mundësia e punësimit me kohë të caktuar apo mundësi vazhdimi.
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të jenë të diskriminuar në fushën e punësimit në Kosovë, prandaj edhe gjithëpërfshirje e tyre duhet të merret parasysh nga çdo institucion publik apo privat, ashtu siç parasheh edhe Ligji për Punësim.