Dhjetë persona të lënduar pas të shtënave në Mançester
12 gusht 2018
| 13:02
Dhjetë persona janë dërguar në spital, pas të shtënave në zonën Moss Side në Mançester, ka njoftuar policia.
Policia ishte thirrur në orën 2:30 të së dielës dhe ka gjetur disa persona të lënduar. Shumica e të lënduarve thuhet se nuk kanë lëndime të rënda.Shumë njerëz ishin në këtë zonë, ku është mbajtur një karnaval i Karaibeve, raporton “Rel”.
“Zyrtarët policorë janë duke u munduar që të kuptojnë pse ka ndodhur ky incident dhe kush është përgjegjës. Zona është duke u kontrolluar dhe jemi duke biseduar me njerëzit që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Ka mundësi që të shikojmë edhe kamerat e sigurisë, në mënyrë që të kuptojmë të gjitha faktet”, ka thënë detektivja Debbie Dooley.