Dhjetë persona të vdekur si pasojë e zjarrit në Francë
Dhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë afër qytetit Lion të Francës, kanë thënë autoritetet lokale.
Sipas tyre zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.
Katër persona janë në gjendje kritike dhe 10 persona është raportuar se kanë plagë lehta.
Zjarri është shuar nga 170 zjarrfikës, të cilët kanë qenë në skenën e incidentit prej orës 03:00 të mëngjesit.
Olivier Klein, ministër i deleguar për rajonin Borne, ka thënë se raporti fillestar është “rrëqethës”.
Ministri i Brendshëm francez, Gerard Darmanin, ka thënë se shkaku i zjarrit nuk dihet ende dhe i ka falënderuar zjarrfikësit që kanë shpëtuar njerëzit “në kushte jashtëzakonisht të vështira”.
Ai ka thënë se fëmijët që kanë vdekur kanë qenë të moshave nga tre deri në 15 vjeç.