Dhjetë qytetet me gratë më të bukura në botë
Në dhjetëshen e qyteteve ku mund të hasni gratë më të bukura në botë, përfshihen Seuli, Amsterdami, Montreali, Tel Aviv, Moska etj.
Bie në sy fakti se në këtë klasifikim dominojnë qytetet evropiane, në krye të të cilave pozicionohet kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.
Revista e udhëtimeve ‘Travelers Digest’ ka shpallur klasifikimin e 10 vendeve me gratë më të bukura në botë.
Çdo qyteti i është bashkangjitur motivacioni se përse është zgjedhur për të qenë pjesë e kësaj liste.
Zbuloni se në cilat qytete përqendrohet numri më i madh i femrave të bukura.
- Montreal, Kanada.
Është qyteti i duhur për ata që kanë dobësi ndaj grave që flasin disa gjuhë.
Finesa dhe kultura e këtyre femrave që flasin rrjedhshëm anglishten dhe frëngjishten është një nga pikat kyçe që i bën interesante në sytë e mbarë botës.
- Seul, Korea e Jugut.
Koreanet janë femrat më të preferuara aziatike për shkak të karakteristikave fizike që kanë.
Nuk janë shumë të gjata, por as të shkurtra.
Çelësi i hijeshisë së tyre qëndron te sytë në formë bajamesh dhe linjat delikate të fytyrës.
Të kujtojnë pak a shumë geishat e filmave.
- Amsterdam, Holandë.
Femrat holandeze konsiderohen si gratë më moderne dhe largpamëse.
Disa i cilësojnë si shoqëruese ideale në çdo lloj veprimtarie, veçanërisht në aktivitete festive.
Edhe këto shquhen për shtatlartësinë e tyre dhe flokët biondë.
- Tel Aviv, Izrael.
Ajo që të godet nga gratë e këtij qyteti, është hijeshia enigmatike që kanë me lëkurën e errët dhe sytë ‘smeraldi’
- Moskë, Rusi.
Rusia mburret për gra të parezistueshme, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër.
Gjithashtu, janë të sjellshme dhe miqësore.
Shumë prej modeleve më të bukura në botë janë ruse.
- Sofje, Bullgari.
Bullgaria është një vend disi i nënvlerësuar, por midis cilësive që pak janë të njohura për të huajt, bëjnë pjesë edhe gratë, që të magjepsin me bukurinë e tyre hipnotike me sy të kaltër dhe flokë të errët.
4.Buenos Aires, Argjentinë.
Gratë e Amerikës së Jugut janë shembull i bukurisë shpërthyese.
Me buzëqeshjen dhe dëshirën për tangon, si biondet dhe zeshkanet argjentinase të joshin me pasionin e tyre.
- Nju Jork, SHBA.
Në qytetin që nuk fle kurrë, nuk është e vështirë të hasësh modele dhe gra të rafinuara në bulevardet e Bruklinit, mbas të cilave është e pamundur të mos lësh mendjen.
- Stokolm, Suedi.
Suedia është vendi ideal për ata që gratë i preferojnë të gjata dhe bionde.
Me një bukuri të akullt, por delikate, shtatlarta, bionde natyrale, me sy dhe lëkurë të çelur ato janë ato tërheqin imagjinatën mashkullore më shumë se të tjerat.
- Kiev, Ukrainë.
Fitueset e pakundërshtueshme të klasifikimit janë pikërisht ukrainaset.
Mund të admirosh bukurinë e tyre ndërsa marrin rreze dielli me bikini buzë brigjeve të lumit Dnieper.
Kanë një hijeshi unike dhe egërsia e tyre në konturet e feminilitetit të magnetizon.