Dhjetë qytetet më të sigurta në botë
02 tetor 2018
| 20:42
Qytetet e mëdha si Tokio, Londra dhe Nju Jorku nuk janë qytete të vogla ku njerëzit mund t’i lënë dyert e hapura apo kompjuterët vetëm kur janë në kafene.
Megjithatë, këto qytete janë më të sigurta sesa ç’mendoni.
‘The Economist’ ka publikuar Indeksin vjetor të Qyteteve të Sigurta duke i renditur për nga siguria 60 qytetet më të mëdha të botës.
Këtë listë e kanë dominuar qytetet aziatike dhe evropiane, ku në top 10 gjenden katër qytete të Azisë Lindore dhe tri qytete evropiane.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me 10 qytetet më të sigurta në botë:
10: Cyrihu, Zvicër
9: Hong Kongu, Kinë
8: Stokholmi, Suedia
7: Sydney, Australi
6: Amsterdami, Holandë
5: Melbourne, Australi
4: Toronto, Ontario, Kanadë
3: Osaka, Japoni
2: Singapori
1: Tokio, Japoni.