![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/Covid-19-Lajmi-i-fundit-coronavirus.jpg)
Dhjetë raste të reja me Covid dhe asnjë rast i vdekjes në Kosovë
17 qershor 2021
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1.848 testime, dhjetë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 184.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.
Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.