Dhjetë shpikjet teknologjike që e kanë ndryshuar jetën tonë
Me ardhjen e vitit 2000, ndiheshim sikur ishim tashmë në të ardhmen. Por shumë gjëra që sot na duken të domosdoshme, nuk ishin ende të disponueshme për ne. Ja cilat janëinovacionet teknologjike, të cilat e kanë ndryshuar botën dhe mënyrën tonë të jetesës nëfillim të mijëvjeçarin e tretë.
Viti 2000: GPS dhe makina hibride
Sistemi i Pozicionimit Global (GPS) u krijua që në vitin 1973 nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së për qëllime ushtarake. Por qasja në këtë teknologji është e hapur për të gjithë që nga maji i vitit 2000. Edhe pse me një saktësi të kufizuar prej 10-20 metrash, ajo ishte e mjaftueshme për shpikjen dhe përhapjen e gjerë të navigatorëve satelitorë.
Makina e parë hibride në botë ishte Toyota Prius, e cila u hodh në treg në Japoni në vitin 1997, ndërsa në tregun botëror vetëm në vitin 2000. Deri më sot ajo ka arritur në serinë e saj të gjashtë. Toyota Prius është ende makina hibride më e shitur në botë dhe pioniere e një revolucioni që sapo kishte filluar.
2001: Wikipedia
Wikipedia, enciklopedia online më e konsultuar në botë, u themelua më 15 janar 2001. Para saj, për të mbledhur dije dhe informacione, ishte e nevojshme të shfletoheshin vëllime tëmëdha dhe të shtrenjta, që megjithatë duhej të zëvendësoheshin dhe përditësoheshin me kalimin e kohës. Me përhapjen e internetit erdhi enciklopedia e parë e shkruar nga përdoruesit, e lirë dhe shumëgjuhëshe, dhe që mbetet ende sot një burim thelbësor i koncepteve.
2003: Harta e gjenomit njerëzor
Në vitin 2003 u arrit deshifrimi i parë i informacionit gjenetik që përmban ADN-ja jonë. Në realitet, dekodimi i tij përfundoi vetëm në vitin 2022. Por ndërkohë informacioni i marrë ka lejuar hapa gjigantë në diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.
2004: Rrjetet sociale
Shërbimi i parë i “rrjetit social” daton që në vitin 1997 dhe quhej SixDegrees. Më pas mbërritën Linkedin dhe Myspace (2003). Por me themelimin e Facebook, që nga viti 2004, ne jemi dëshmitarë të bumit të një fenomeni, i cili vitin e kaluar përfshinte 4.7 miliardë njerëz në botë (94 për qind e atyre që kanë qasje në internet).
2007: Telefonat inteligjentë
Ngrini dorën dhe thoni se kush mund të bëjë sot pa të. E megjithatë, vetëm 15 vjet më parë “telefon i zgjuar” nuk ekzistonte. Telefoni, videokamera, kamera, kompjuteri, ora me zile, ora, riprodhuesi muzikor, navigatori dhe mijëra aplikacione të tjera u kombinuan për herë të parë në Apple iPhone.
2009: Bitcoin dhe printimi në 3d
Versioni i parë i Bitcoin, monedha virtuale më e përdorur në botë, doli në vitin 2009 nga inxhinieri kompjuterik japonez Satoshi Nakamoto. Kjo shpikje çoi më pas në përhapjen e mbi 2000 kriptomonedhave të ndryshme, duke ndikuar në botën e financave dhe investimeve.
Procesi i printimit në 3 dimensione ka lindur në vitin 1986 me stereolitografinë. Por që nga viti 2009, me skadimin e patentës për teknologjinë FDM (Fused Deposition Modeling), po shohim përhapjen e saj në shumë fusha, nga mjekësia në ndërtim, deri në hulumtimet mbiushqimin.
2011: Ndihmësi virtual
I pari që u hodh në treg ishte Siri (nga kompania Apple), duke kurorëzuar një rrugëtim tëgjatë në fushën e komandave zanore, që ishte nisur nga kompania Bell që në vitin 1952.Kompania Microsoft u kundërpërgjigj në vitin 2014 me Cortana-n. Por pika e kthesës erdhi me Alexa dhe Google Home, të cilat integrojnë asistentët virtualë duke sjellë automatizimin e shtëpive moderne.
2014: Tv sipas kërkesës
Interneti e ka revolucionarizuar mënyrën se si shohim TV. Nëse deri 10 vjet më parë, ishte praktikë ndryshimi i kanaleve apo marrja me qira e DVD-ve, sot gjithnjë e më shumë njerëz mbështeten tek platformat që ofrojnë përmbajtje transmetimi sipas kërkesës në këmbim të një tarife vjetore. Bumi erdhi me Netflix, më pas erdhi Apple TV, Prime Video, Disney+ etj. / Focus – Bota.al