Dhjetë të arrestuar në aksionin e sotëm në Pejë, Istog dhe Klinë, prokuroria jep detaje
15 korrik 2021
| 15:51
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka njoftuar se në aksionin e sotëm në Pejë, Istog dhe në Klinë janë arrestuar dhjetë zyrtarë të këtyre komunave.
Kurmehaj në një konferencë për media ka njoftuar se të arrestuarit janë drejtorë të urbanizmit si dhe inspektorë që dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.
“Sot me zbatim të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake kemi shkuar për bastisje në tri komuna: Pejë, Klinë dhe Istog. Me këtë rast janë arrestuar dhjetë zyrtarë, kryesisht drejtorë të Urbanizimit dhe inspektorë, me dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtarë’”, ka thënë ai.