![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/rahovec-1.jpg)
Dhjetë të rinj nga Rahoveci përfitojnë nga skema e granteve
Dhjetë të rinj të Rahovecit kanë nënshkruar të hënën kontratat me komunën, si përfitues nga skema e granteve që bashkëfinancohet nga komuna e Rahovecit me 15% dhe Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL) me 85%.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar Qeverinë e Japonisë për donacionin dhe Bankën Botërore për partneritetin dhe kontributin në këtë projekt.
“Shuma e përgjithshme që të rinjtë përfitojnë nga kjo skemë, është 118.497 dollarë amerikanë. Dua ta falënderoj edhe organizatën CDF që ishte një partnere e dobishme në këtë projekt, duke organizuar trajnime dhe menaxhuar procesin e aplikimeve dhe bërë vlerësimin e projekteve konkurruese. Për Komunën e Rahovecit, rinia mbetet ndër prioritetet e larta në politikat e saj qeverisëse. Projekte të ngjashme që mbështesin talentet dhe prirjet e tyre në inovacion, biznes kulturë, art e sport nuk do të mungojnë asnjëherë”, ka thënë Latifi.