Dhjetë të shëruar dhe një rast i ri me Covid sot në Malishevë

05 shkurt 2021 | 15:30

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri. Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është regjistruar rasti i parë në Komunën e Malishevës, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 757 raste, prej tyre 627 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 85 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka reaguar lidhur me disa…