![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/covid-maqedonia.jpg)
Dhjetë të vdekur dhe 813 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut
10 janar 2022
| 14:33
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Prej tyre numri më i lartë është në Shkup, gjithsejtë 549.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 998 pacientë, ndërsa janë regjistruar dhjetë persona të cilët e kanë humbur betejën me Covid-19. /Alsat-M/