Dhjetë të vdekur dhe 865 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

01 nëntor 2020 | 16:24

Maqedonia e Veriut të dielën ka shënuar edhe dhjetë viktima nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave, që nga paraqitja e pandemisë, ka arritur në 1 004.

Katër nga viktimat janë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe nga një në qytetet e Manastirit, Ohrit, Koçanit, Probishtipit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar 865 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 359 pacientë janë shëruar.

Të dhënat i referohen testimit të 2 449 mostrave.

Nga 32 436 persona të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 21 090 janë shëruar ndërsa 10 342 janë aktivë.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, mbi 14 000 persona, prej të cilëve rreth 4 900 janë ende aktivë.

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe si dhe drejtuesit e institucioneve tjera kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale për sensibilizimin e opinionit mbi nevojën e detyrueshme për mbajtjen e maskës dhe respektimin e masave tjera mbrojtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suksesi i 9-të sezonal për Lewis Hamilton në Imola, ndërsa…