Dhjetë të vdekur në demonstratat anti-OKB në Kongo

27 korrik 2022 | 08:18

Dhjetë persona kanë vdekur gjatë protestave kundër një force paqeruajtëse të OKB-së në Butembo në Republikën Demokratike të Kongos, thonë policia dhe zyrtarët e OKB-së.

Shtatë viktima në qytetin lindor ishin civilë dhe tre ishin personel të OKB-së.

Mediat lokale thanë se protestuesit u qëlluan nga paqeruajtësit – një pretendim i mohuar nga misioni i OKB-së, Monusco, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ushtruesi i detyrës së Monusco-s, Khassim Diagne, i tha BBC-së se kishte “grupe shumë të organizuara… që pushtonin bazat tona dhe rrëzonin helikopterët tanë”.

Por ai theksoi se “OKB-ja nuk ka qëlluar ndaj asnjë protestuesi”.

Diagne tha se sulmuesit e së martës ishin “kriminelë” të maskuar si protestues, të cilët pretenduan se donin të dorëzonin një memorandum – por më pas hapën zjarr ndërsa iu afruan bazës së OKB-së.

Kohët e fundit ka pasur një rritje të dhunës në zonë, pasi vendasit akuzojnë OKB-në si joefektive.

Lindja e DR Kongos mbetet e paqëndrueshme me më shumë se 100 grupe rebele aktive.

Kjo ishte dita e dytë e protestave me njerëzit që bënin thirrje që OKB të tërhiqte paqeruajtësit e saj nga zona.

Të hënën, demonstratat, të thirrura nga krahu rinor i qeverisë, u bënë të dhunshme kur protestuesit sulmuan dhe plaçkitën selinë lokale të misionit të OKB-së dhe një bazë në qytetin e Gomës.

Të paktën pesë persona u vranë, thanë zyrtarët. Më pas të martën protestat u intensifikuan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit…