
Dhjetë të vdekur në dy shpërthime në Siri
18 shkurt 2019
| 17:11
Të paktën 10 persona janë vrarë të hënën në dy shpërthime që ndodhën në Idlib në pjesën veri-perëndimore të Sirisë.
Kështu kanë bërë me dije aktivistët dhe infermierët e opozitës siriane.
Edhe Qendra e Medias Edlib ka bërë me dije se si pasojë e bombardimeve janë vrarë 10 dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
Qyteti i Idlibit kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham i lidhur me Al- Qaidan, i cili ka ndikim të madh në Sirinë veriore.