Dhjetë të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

23 gusht 2020 | 15:08

Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur dhjetë persona.

Deri me tani numri i rasteve me vdekje nga Covid-19 në vend ka shkuar 467 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…