Dhjetë të vdekur nga përplasja e anijeve në Rusi
12 qershor 2018
| 11:48
Së paku dhjetë njerëz kanë vdekur nga përplasja e dy anijeve në Lumin Volga të Rusisë.
“Zhytësit kanë gjetur nëntë trupa – tre burra dhe gjashtë gra” ka cituar agjencia ruse e lajmeve “TASS” një zëdhënës të shërbimeve emergjente, raporton “Rel”.
Një trup tjetër është gjetur më vonë.
Aksidenti ka ndodhur në lum, pranë qytetit Volgograd.
Shkaku i përplasjes së anijeve nuk është ende i qartë.