Dhjetë të vdekur nga zjarri në anijet në Detin e Zi
Së paku 10 marinarë humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u shpëtuan, pasi anijet e tyre u përfshinë nga flakët në Detin e Zi, jashtë brigjeve të Krimesë.
Dhjetë marinarë vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
Shifrat u konfirmuan sot nga autoritetet ruse, një ditë pas incidentit.
Anijet e mallrave, njëra prej tyre cisternë me gaz, kanë qenë duke lundruar nën flamujt e Tanzanisë.
Agjencitë ruse të lajmeve thanë se flakët kanë shpërthyer në anijen cisternë dhe shpejt janë shpërndarë në tjetrën, duke bërë që marinarët të hidhen në det.
Autoritetet e Ukrainës, ndërkohë, thanë se anijet kanë qenë duke transportuar gaz në Siri në mënyrë të paligjshme.
Në të dyja anijet kanë qenë 32 pjesëtarë të ekuipazhit, në mesin e tyre shtetas nga Turqia, India dhe Libia./rel/