Dhjetë të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Paris
05 shkurt 2019
| 18:21
Dhjetë persona përfshirë një fëmijë kanë vdekur nga zjarri që ka përfshirë një ndërtesë tetë katëshe në Paris, kanë bërë me dije zyrtarët e emergjencës.
Më shumë se 30 vetë, përfshirë gjashtë zjarrfikës janë plagosur. Një person është në gjendje të rëndë ndërkaq pesëdhjetë njerëz janë evakuuar.
Prokurori i Parisit ka thënë se zjarri mund të jetë ndezur qëllimisht. Policia ka ndaluar një të dyshuar femër.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se vendi “u zgjua në tragjedi” dhe vlerësoi shërbimet e zjarrëfikësve për guximin e tyre në përpjekje për të shpëtuar banorët. /Rel/