Dhjetë trajnerët më të paguar në Kupën e Botës
Kupa e Botës në Katar ka filluar tashmë me ndeshjet e para dhe golat e parë. Nuk kanë munguar befasitë në ditët e para të Botërorit.
Për këtë mjafton ta pyesim Argjentinën e Leo Messit. Në këto orë flitet edhe për trajnerët dhe, në këtë rast, për rrogat e tyre. “Sport.es” ka publikuar listën e trajnerëve të kombëtareve duke bërë renditjen e më të paguarve. Mes dhjetë të parëve bie në sy trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, i cili kryeson ndaj kolegëve.
Në podium është edhe trajneri Southgate i Anglisë, në vendin e dytë. Në vendin e fundit të podiumit pozicionohet trajneri i kampionëve të botës në fuqi, Didier Deschamps. Mungojnë në apel trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez (1.2 milionë), Luis Enrique i Spanjës dhe Kasper Hjulmand i Danimarkës (1.15 milion). Më pak i paguari nga të gjithë trajnerët është Jalel Kadrid (Tunizia) me 130 000 euro.
Lista e trajnerëve:
1.Hansi Flick (Gjermani) 6.5 milionë
2. Gareth Southgate (Angli) 5.8
3. Didier Deschamps (Francë) 3.8
4. Tite (Brazil) 3.6
5. Louis van Gaal (Holandë) 2.9
6. Gerardo Martino (Meksikë) 2.9
7. Lionel Scaloni (Argjentinë) 2.6
8. Felix Sanchez (Katar) 2.4
9. Fernando Santos (Portugalia) 2.25
10. Murat Yakin (Zvicër) 1.6