Dhjetë vjet nga themelimi i “Rapsha në Mërgim”
Në vitin 2012, pikërisht me 6 Maj me iniciativën e disa mërgimtarëve të ardhur nga Malësia, mbajtën kuvendin e parë për krijimin e Shoqërisë Kulturoartistike ‘Rapsha në Mërgim’, me qëllim të ruajtjes së kulturës, traditës dhe folklorit burimor shqiptare në mërgim.
Kësaj iniciative për një periudhë të shkurtër iu bashkangjitën shum të rinjë e të reja të lindur e të rritur në SHBA.
Shoqata “Rapsha në Mërgim” paraqitjet e para i bëri përpara publikut shqiptarë në ShBA në organizimin e evenimenteve të ndryshme si: “Darka e Rapshës”, ”Logu i Shnjonit të Hotit”, darka të mbajtura në qendrën fetare, si për ditën e flamurit, kryengrintje e Malësisë së Madhe, inaugurimin e Nënës Terezë, etj.
Shoqëria “Rapsha në Mërgim”, folklorin shqiptarë e ka prezentuar edhe para kombeve të ndryshme në Michigan në festivalin e mbajtur në shkollën “Henry 2 Ford”.
Në fillimet e para Shoqëria “Rapsha në Mërgim” ka numëruar 15 anëtarë, të cilët janë shtuar dita ditës, të moshave të ndryshme duke filluar nga mosha pesë vjeçare e deri në atë 75 vjeçare. Shoqërinë e përfaqësojnë profile të ndryshme të anëtarëve nga vallëtarë, lahutarë e të tjera.
Me fanatizëm në këtë shoqëri ruhet dhe veshja e trashëguar nga Malësia,si xhamadani, shakshiri, faculeta, qeleshe, si dhe simbolin e indetifikimit të traditës malësore Xhubletën, të vjetër me mijëra vjeçare.
Nën moton “Të ruajmë folklorin dhe traditën shqipëtare, që të ruajmë identitetin tonë kombëtarë” shoqëria ‘Rapsha në Mërgim’, falenderon të gjith antëtarët dhe përkrahësit e saj me rastin e 10-vjetorit.
“Nëse harron nga vjen, nuk e din as ku shkon”
Me respekt: Udhëheqësia e Shoqërisë “Rapsha në Mërgim”.