Dhjetëra aderime dhe prurje të reja në degën e PDK-së në Rahovec
13 janar 2019
| 22:26
Në prani të kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, këtij subjekti politik iu bashkuan dhjetëra anëtarë të rinj nga nëndega e Sapniqit dhe nëndegët e qytetit.
“PDK-ja në Rahovec po dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë çfarë Rahoveci e meriton me të vërtetë. Këtë më së miri e dëshmuan edhe këta anëtarë të rinj në parti, të cilët iu bashkuan programit të Dekadës së Re. Anëtarëve të rinj i uruam suksese, dhe së bashku drejtë rrugëtimit tonë, sukseset janë të garantuara”, është bërë me dije në njoftimin e kësaj partie në Rahovec.
/Epoka e re/