Dhjetëra dasmorë shqiptarë helmohen
06 gusht 2018
| 22:45
Një numër i madh dasmorëve në qytetin e Elbasanit janë helmuar.
Deri më tani në spital kanë shkuar rreth 10 persona që kanë marrë pjesë në një dasëm.
Tre prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Dasma është organizuar ditën e djeshme, ndërsa nga orët e drekës e deri më sot në darkë, dasmorët kanë ardhur në spital njëri pas tjetrit, duke shfaqur shenja të helmimit nga ushqimi.
Spitali i Elbasanit ka kaluar në gatishmëri pasi pritet që numri i të helmuarve të pësojë rritje.