Dhjetëra emigrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir
14 tetor 2018
| 14:55
Njëzetedy persona, duke përfshirë fëmijë, kanë vdekur kur një kamion që po barte emigrantë është ndeshur në Izmir, raportojnë agjencitë e lajmeve.
Trembëdhjetë persona janë lënduar dhe dërguar në spitalin më të afërt.
Prokurori i Shtetit ka shpallur hetime dhe ka deklaruar se ngasësi i kamionit mund të arrestohet pas trajtimit.
Sipas raportimeve, emigrantët që ishin në kamion po shkonin në ishullin grek Samos në jug të Izmirit.
Nëntë nga të lënduarit janë fëmijë. Nuk dihet ende për prejardhjen e emigrantëve.