
Dhjetëra gra nga Drenasi i bashkohen Vetëvendosjes
Lëvizjes Vetëvendosje!, në Drenas sot i janë bashkuar dhjetëra gra dhe vajza.
Me këtë rast u tha se gjendja momentale e grave e vajzave në Kosovë do të ndryshojë vetëm me angazhimin dhe përkushtimin e vetë grave.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Gratë dhe vajzat nëpër Kosovë po vazhdojnë t’i bashkohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Në vazhdën e aktiviteteve të muajit mars, gratë dhe vajzat po bashkohen dhe aktivizohen në Lëvizje. Sot në Drenas u dëshiruam dhjetëra grave e vajzave mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Anëtaret e reja u pritën nga drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala dhe nga Tahire Mziu, drejtuese e Sekretariati të Gruas Aktiviste në Drenas.
Në fjalët e tyre u ritheksua se gjendja momentale e grave e vajzave në Kosovë do të ndryshojë vetëm me angazhimin dhe përkushtimin e vetë grave.
/Epoka e re/