Dhjetëra persona protestuan kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë
20 dhjetor 2019
| 18:02
Dhjetëra persona kanë protestuar kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi në Tiranë, i cili pritet të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
“Ai është kriminel, ka vrarë shqiptarë”, dëgjoheshin thirrjet e disa nga protestuesve.
Ky samit është bojkotuar nga Republika e Kosovës pas mohimit që Vuçiqi i ka bërë masakrës së Reçakut.