Dhjetëra studentë i bashkohen Nismës Socialdemokrate në Gjakovë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se këtij subjekti politik të martën iu bashkuan dhjetëra studentë.
“Së bashku me prof. Artan Haziri, u uruam mirëseardhje anëtarëve të rinj në Nismën Socialdemokrate, duke i falënderuar për zgjedhjen që kanë bërë për t’u bërë pjesë e rrugëtimit të subjektit tonë politik. Kontributi i tyre do të jetë i nevojshëm në fuqizimin e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Tanimë qytetarët e Gjakovës e kanë një adresë politike, për të shprehur shqetësimet e tyre, e kjo është Nisma Socialdemokrate. Fuqizimi i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë po vazhdon”, ka shkruar Fazli Hoxha.
https://www.facebook.com/100000608098365/posts/2192550894108492/
/Epoka e re/