Dhjetëra të arrestuar gjatë tubimit të 1 Majit në Turqi
01 maj 2020
| 15:22
Të paktën 42 persona u arrestuan në Stamboll dhe Ankara në përpjekjen për të zhvilluar marshime me rastin e Ditës së 1 Majit në mes masave parandaluese të virusit të ri.
Midis të arrestuarve ishte dhe Arzu Cerkezoglu, kreu i Konfederatës së Sindikatave Progresive (DISK).
Gjithashtu, 11 persona u arrestuan në qarkun Kadikoy të Stambollit në anën anatoliane në përpjekje për të mbajtur tubim.
12 persona të tjerë u arrestuan në qarkun Sisli të Stambollit ndërsa tentonin të marshonin drejt sheshit Taksim.
Shtatë persona u arrestuan në kryeqytetin Ankara.
Në vitin 1977, demonstratat e Ditës së punëtorit në sheshin Taksim të Stambollit lanë 34 persona të vdekur dhe 136 të plagosur në ngjarjen që u bë e njohur si 1 Maji i Përgjakshëm.