Dhjetëra të lënduar nga një tërmet në Turqi
24 prill 2018
| 13:20
Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar se dhjetëra persona janë lënduar, pasi një tërmet që ka goditur pjesën juglindore të vendit.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Samsat, në provincën Adiyaman. Shërbimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se tërmeti ka qenë 5.2 shkallë të rihterit dhe ka qenë në thellësi prej 10 kilometrash.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë, ka thënë se 35 persona janë duke marrë tretmanin e duhur, pas lëndimeve që kanë pësuar, ka njoftuar agjencia e lajmeve turke “Anadolu”.
Sipas qendrës turke për monitorimin e dridhjeve të tokës, pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe 13 dridhje të tjera të tokës.