Dhjetëra të plagosur nga një sulm me bombë në Irak
01 korrik 2018
| 13:42
Një sulm vetëvrasës me bombë ka pasur për cak një depo ku ruhen kutitë e votimit në Irak, të zgjedhjeve parlamentare të muajit maj. Nga ky sulm janë plagosur të paktën 19 persona.
Zyrtarët e sigurisë në Irak kanë njoftuar se një sulmues vetëvrasës, ka afruar makinën e tij pran portës kryesore dhe ka shpërthyer eksplozivët e tij në qytetin Kirkuk, vetëm disa ditë para rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare.
“Ndërtesa ku ishin të vendosura kutitë e votimit ka pësuar dëme nga shpërthimi, por kutitë e votimit nuk janë dëmtuar”, ka thënë guvernatori i Kirkukut, Rakan al-Juburi.