Dhjetëra të vdekur nga incidenti hekurudhor në Pakistan

31 tetor 2019 | 11:19

Të paktën 71 persona kanë vdekur, kur një tren pasagjerësh është përfshirë nga zjarri në Pakistanin qendror.

Ministri i Shëndetësisë së Pakistanit, Yasmin Rashid, ka thënë se nga incidenti janë plagosur më shumë se 40 persona.

Autoritetet pakistaneze kanë thënë se zjarri ka shpërthyer pasi disa nga pasagjerët ishin duke përgatitur mëngjesin në stufat e gazit që i kishin sjellë në bord të trenit, duke shkelur rregullat.

Trupat e ushtrisë, si dhe mjekët janë dërguar gjithashtu për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në operacion.

Rrjeti hekurudhor i Pakistanit është në gjendje të keqe për shkak të investimeve të pakta dhe mirëmbajtjes së dobët.

Në muajin korrik njëmbëdhjetë njerëz u vranë në një aksident hekurudhor, dhe katër të tjerë në muajin shtator, njofton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Twitter” planifikon të ndalojë të gjitha reklamat politike në…