Dhjetëra të vdekur nga zjarret në Greqi
24 korrik 2018
| 10:49
Së paku 50 njerëz kanë vdekur nga zjarret pranë Athinës.
Autoritetet i kanë cilësuar zjarret si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë.
Ato janë përhapur në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë celsius dhe erëra të forta.
Zjarrfikësit kanë raportuar për më shumë se 100 njerëz të plagosur.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka ndërpre vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u kthyer në Athinë, ndërsa ka kërkuar ndihmë nga ushtria dhe Bashkimi Evropian.
Zona e përfshirë nga flakët është e pyllëzuar dhe e mbushur me shtëpi pushimi. (Rel)