Dhjetëra të vrarë në një minierë në Afganistan
06 janar 2019
| 13:37
Të paktën 30 persona janë vrarë pasi një tunel është shembur në një minierë të arit në verilindje të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët e këtij shteti.
Të paktën edhe 20 persona të tjerë janë lënduar pas shembjes së tunelit.
Incidenti ka ndodhur në një minierë në provincën e Badakshanit, i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters”, një zëdhënës i policisë lokale.
Lidhur me këtë incident nuk janë dhënë më shumë detaje.