Dhjetëra të vrarë në veriperëndim të Sirisë, OKB-ja bën thirrje për qetësi
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në veriperëndim të Sirisë, pasi luftimet midis forcave qeveritare dhe opozitare atje lanë dhjetëra civilë të vrarë ose të plagosur.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që t’i kthehen armëpushimit, i cili mbulon pjesë të kontrolluara nga opozita në provincat Idlib, Alepo dhe Hama.
Aktivistët atje kanë thënë se 43 luftëtarë dhe pesë civilë janë vrarë vetëm të hënën.
Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, ka bërë me dije se së paku 27 civilë janë vranë dhe 31 janë plagosur që nga 29 prilli, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.
Dy struktura mjekësore gjithashtu është thënë se janë dëmtuar nga sulmet ajrore.
Idlibi, Hama veriore dhe Alepo perëndimore janë bastioni i fundit i opozitës në Siri, pas tetë vjetësh të luftës civile.
Shtatorin e kaluar, për këtë rajon është arritur një armëpushim, i ndërmjetësuar nga Rusia, e cila mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet opozitën.
Armëpushimi ka mbrojtur rreth 2.7 milionë civilë që jetojnë atje nga ofensivat e qeverisë. /Rel/