Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Afganistan
Së paku 30 persona raportohet të jenë vrarë në një shpërthim në jug të Afganistanit dhe në disa sulme në lindje të këtij vendi.
Në qytetin Kandahar, zyrtarët kanë njoftuar për 16 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur nga shpërthimi i eksplozivëve të vendosur në dy kontejnerë.
Në provincën lindore Gazni, zyrtarët kanë thënë se së paku 14 policë janë vrarë në disa sulme të militantëve.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, e ka marr përgjegjësinë për sulmet.
Ato vijnë një ditë pasi talibanët iu kërkuan banorëve të Kabulit të qëndrojnë larg “qendrave ushtarake”, duke paralajmëruar se do të kryejnë sulme të reja në kryeqytetin afgan.
Talibanët i kanë intensifikuar sulmet duke kundërshtuar dukshëm thirrjet për ta që të pranojnë ofertën e Qeverisë afgane për bisedimet e paqes. (Rel)