
Dhjetëra trajnerë nga Kosova morën licencën UEFA A
07 dhjetor 2018
| 14:40
Në ambientet e Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, është mbyllur kursi UEFA A.
Trajnerët që ndoqën këtë kurs janë pajisur me diploma, në një ceremoni të organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në të, kanë marrë pjesë organizatorët e kursit: Astrit Maçi, Alban Tafaj dhe Edmond Gezdari.
Ky është edicioni i 14-të i kursit UEFA A, që zhvillohet në Shqipëri, ku për disa vite me radhë, zhvillohet edhe për trajnerët e Kosovës nga FSHF-ja. Trajnimi për UEFA A, vijoi për 6 javë me radhë dhe morën pjesë 29 studentë. Sektori i Edukimit do të fillojë më 10 dhjetor kursin për Drejtorët Sportivë.