Dhjetëra ushtarë pakistanezë të vdekur pas sulmit me bombë vetëvrasëse

03 shkurt 2018 | 19:49

Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me bombë vetëvrasëse në një bazë ushtarake në Swat Valley.

Ushtria e Pakistanit përmes një deklarate ka thënë se sulmuesi ka hedhur veten në ajër gjatë ditës së sotme, në “zonën sportive”, ku ushtarët mund të luajnë volejboll derisa i shikojnë civilët.

Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Talibanët kanë pretenduar se kanë kryer sulmin, duke e cilësuar incidentin “sulm hakmarrës”.

Kryeministri pakistanez, Shahid Khaqan Abbasi, e ka konsideruar incidentin “sulm frikacak” dhe ka premtuar se do të çrrënjosë “gjurmët e fundit” të terrorizmit në Pakistan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije se…