Dhjetëra zyrtarë të EULEX-it ende në shtëpinë e Jakup Krasniqit
04 nëntor 2020
| 08:15
Forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it në mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë. Arsyet e vajtjes së njësiteve të EULEX-it te shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen. Ato janë ende duke qëndruar aty dhe kanë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Jakup Krasniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së, duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së. Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.