Dhjetëshja finaliste e Festivalit të Këngës
27 tetor 2023
| 23:47
Juria e edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK ka përzgjedhur dhjetë këngët finaliste.
Biletën për finale nga juria e siguruan:
- Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”
- Auron Deva me “Çmimi i dashnisë”
- Angus Dei me “Një zemër për dy”
- La Fazani me “Oj Kosovë”
- Urban Band me “Ëndrrat s’kanë faj”
- Nita Latifi me “Marrëzi”
- Neki Emra me “Heroi im”
- Hilmi Obertinca me “Pa ty s’më rrihet”
- Saranda Alija me “Mendoj ku je”
- Klea Dina me “Trenat”
Finalja e edicionit të parë do të mbahet të shtunën me fillim prej orës 21:00.