Dhoma e Kongresit Amerikan miraton Rezolutën që paralajmëron Serbinë për vrasjen e vëllezërve Bytyqi
Komiteti i Punëve të Jashtme i Kongresit të SHBA-ve, ka kaluar sot rezolutën 32-të, lidhur me vrasjen në Serbi të tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë.
Kjo rezolutë e cilësuar si ”H.Con.Res, 32” ka origjinë nga Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, dhe hapë rrugë për kalim nga kongresi i plotë, njofton Klan Kosova.
Rezoluta u miratua pak pas 20 vjetorit të vrasjeve të vëllezërve Mehmet (21), Agron (23) dhe Ylli (25) Bytyqi .
Komiteti kishte shënuar përvjetorin e vrasjes së vëllëzërve Bytyqi vitin e kaluar me rezolutën ”H.Con.Res. 20”, që vinte në dukje se ”19 vjet më parë, me një akt të terrorizmit shtetëror, Serbia u bë përgjegjëse për vrasjen e tre qytetarëve amerikanë”.
Kjo rezolutë ishte aprovuar nga Komiteti dhe do të kalonte për votim në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, vendim ky i marrë sot më 17 korrik 2019.
Pas aprovimit kjo rezolutë do shërbejë ligjërisht si një kusht për marrëdhëniet SHBA-Serbi.
Nëse kërkon normalitet, Serbia duhet të vendosë drejtësinë, duke nxjerrë para gjyqit, urdhëruesit e vrasjes së vëllezërve Bytyqi shqiptaro-amerikanë, njofton “Klan Kosova”.