Dhoma e Përfaqësuesve miraton pakon ndihmëse prej 3 trilionë dollarëve

16 maj 2020 | 10:17

Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një pako ndihmëse prej 3 trilionë dollarëve për ta rimëkëmbur ekonominë.

Kjo pako, e hartuar nga demokratët, i mori 208 vota, ndërsa 199 ishin kundër. Liderët republikanë, të cilët e kontrollojnë Senatin, janë zotuar se do ta bllokojnë atë pavarësisht përkrahjes së disa anëtarëve të kësaj partie për dispozitat rreth përkrahjes për qeverinë qendrore dhe qeveritë lokale.

Për më tepër, presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar se do ta përdorë veton nëse kjo pako arrin deri në tavolinën e tij, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Pas votimit, kryetari i  shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Steny Hoyer, njoftoi se datat 27 ose 28 maj do të caktohen për votimin e një projektligji për koronavirusin, nëse një i tillë do të jetë i gatshëm deri në atë kohë.

Ndryshe, ekonomia e Shteteve të Bashkuara e ka përjetuar një goditje të rëndë nga pandemia. Rreth 36.5 milionë amerikanë ose mbi 20 për qind e punëtorëve e kanë deklaruar humbjen e vendit të punës që nga fillimi i krizës.

Miratimi i kësaj pakoje erdhi në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë shënuar më shumë se 85 000 viktima të koronavirusit, duke e zënë bindshëm vendin e parë në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me mijëra makina të reja janë fotografuar në një nga…