Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ishte pjesë e “Unstoppable Conference”
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi nevojën për qasje dhe mundësi të barabarta të grave dhe burrave në vendimmarrje në të gjithë sektorët dhe veçanërisht atë të biznesit, ishte pjesë e “Unstoppable Conference”.
“Unstoppable Conference” kishte rreth 60 panelistë dhe mbi 150 pjesëmarrës nga mbi 20 shtete të ndryshme.
Konferenca “Unstoppable” është organizuar nga Wester Balkans Fund dhe mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë dhe Visegrand Fund.
“Si DhTIK është gjithmonë kënaqësi të gërshetojmë përvojat me personalitete nga rajoni dhe bota për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të biznesit kosovar në tregje rajonale dhe ndërkombëtare! Në këtë konferencë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, është prezantuar nga drejtoresha Zana Beqiri”, ka njoftuar DhTIK.